Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu pretendon që Marco Verratti “do të dëshironte të na bashkohej”, por pranon që Paris Saint Germain nuk dëshiron të shes mesfushorin.
“Është e padrejtë që liga spanjolle kërkon një klauzolë të lëshimit? Është e vetmja ligë që i kërkon ato”, tha Bartomeu fillimisht për ‘Mundo Deportivo’, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo krijon probleme për ne sepse ne nuk e dimë se sa kushton lojtari deri në momentin kur fillojmë negociatat”
“E shfrytëzojë si shembull Verrattin, një lojtar që ne do të dëshironim të nënshkruajmë me të. Trajnerët tanë besojnë që ai i përshtatet mesfushës së Barçës dhe ne e dimë që lojtari do të dëshironte t’i bashkohej Barçës”
“Por, kur ju telefononi PSG-në për të biseduar me presidentin e tyre, ai na thotë që Verratti nuk është në shitje dhe këtu nuk ka ndonjë klauzolë të lëshimit”./arbresh.info
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte