Të arrish famën në Hollivud, nuk është edhe aq e lehtë, prandaj duhet bërë shumë përpjekje, investime dhe çmenduri për ta arritur këtë. Dhe disa prej atyre që me këmbëngulje e duan famën, janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të realizuar ëndrrën e tyre, edhe nëse kjo nënkupton zhveshjen në publik, harxhimin e milionave dhe skandale të ndryshme.
Kanë kaluar saktësisht pesë vite kur kënga e parë e Justin Bieber, ‘Baby’, kishte pushtuar top-listat në mbarë botën, por edhe zemrat e miliona adhurueseve. Sot ai është 21-vjeç dhe ende pushton me zërin dhe pamjen. Ka ndërtuar muskuj, ka prerë flokët, ka bërë tatuazhe të shumta dhe tashmë ka një varg romancash të bujshme me bukuroshe të ndryshme.
Ai padyshim se konsiderohet si njëri nga yjet më të përkëdhelur dhe më problematik në Hollivud, i cili vazhdimisht di të bëj skandale. Dylan Penn është vajza e aktorëve të famshëm Sean Penn dhe Robin Wright. Ajo kohë më parë ka vendosur të bëhet modele, prandaj tërë energjinë e ka drejtuar në realizimin e qëllimit të saj. Bukuroshja 24-vjeçe sapo ka filluar me pushtimin e botës, ndërsa pozimi i saj provokues në rroba të pakta, me siguri se do t’i ndihmoj në karrierë. Edhe ajo adhuron klubet e natës, transmeton zëri. Ylli i shout ‘Keeping Up With the Kardashians’, Kendall Jenner, për pak kohë ka arritur të bëhet një manekine e suksesshme, duke nënshkruar për emra të mëdhenj të modës siç është ‘Calvin Klein’.
Rruga e saj drejt yjeve sapo ka filluar, ndërsa zhveshjet në publik, mund t’i ndihmojnë në këtë. Gigi Hadid momentalisht është njëra nga modelet më të kërkuara për momentin. Ajo në botën e modës është që nga mosha 3-vjeçe, ndërsa e pëlqen që të bëj foto provokuese me të cilat ngacmon fansat në rrjetet sociale. Gjithashtu njihet për organizimin e ndejave që çmendura, ku është protagoniste kryesore.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...