Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pranuar Aktgjykimin nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme me nr: C-I-14-0022 në lidhje me ndërmarrjen “MIM Golesh”, me çka i është refuzuar kërkesë padia e tij ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit si e pabazuar.
Vendimi i Bordit të Drejtorëve për tërheqje të aksioneve dhe kthimin e saj nën administrim të Agjencisë ishte marrë si pasojë e mospërmbushjes së kushteve të kontratës nga ana e blerësit dhe shkeljeve të vazhdueshme të kontratës së shit-blerjes, të konstatuara edhe nga auditimet e Auditorëve të jashtëm të angazhuar nga Agjencia.
Aktgjykimi thekson se vendimet e atakuara të marra nga AKP-ja janë të bazuara në ligj dhe se vendimet e AKP-së për të tërhequr aksionet dhe rimarrë kontrollin mbi kompaninë janë lëshuar në përputhje me rregullat procedurale në fuqi./arbresh.info.
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...