Lionel Messi dhuron për bamirësi ushqimin dhe pijet e mbetura nga dasma

08:32 | 7 Korrik 2017
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është siguruar që asgjë mos të humbet pas dasmës së tij pasi ai ka dhuruar për bamirësi ushqimin dhe pijet e mbetura, të paktën kështu pretendon drejtori i Rosario Food Bank, Pablo Algrain.

Lionel Messi dhe e partnerja e tij Antonella Roccuzzo u martuan në Rosario javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Bashkëlojtarët te Barcelona si Neymar, Luis Suarez dhe Gerard Pique, përfshirë edhe yjet e tjerë si Dani Alves, Sergio Aguero, Cesc Fabregas, Angel Di Maria, Xavi dhe Carles Puyol ishin të pranishëm në dasmën e tij të quajtur “Dasma e Shekullit” nga mediat lokale në Argjentinë.

https://www.instagram.com/p/BWOV7bwFr33/

Aty kishte shumë ushqim dhe pije të mbetura, por asgjë nuk humbi falë fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë dhe gruas së tij.

“I gjithi ka arritur në depo dhe ne jemi duke e mbledhur atë”, tha Algrain. “Ne ende nuk jemi në dijeni se sa ushqim ka mbetur”

“Ne i kemi shpjeguar organizatorëve të dasmës që ne mund të pranojmë pije të ftohta dhe pjesë të tjera të ushqimeve të mbetura, por ne duhet t’i ndryshojmë pjet alkoolike me të holla sepse nuk mund t’i pranojmë ato”.

Messi është në muajin e mjaltit me gruan dhe fëmijët e tij pas nënshkrimit të kontratës së re te Barcelona, e cila ka siguruar qëndrimin e tij në klub deri në 2021./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme