Google ADS

Katër shtetet arabe që udhëheqin bojkotin e Katarit premtojnë masa më të rrepta

01:42 | 7 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Katër shtetet arabe që po udhëheqin bojkotin kundër Katarit kanë deklaruar se refuzimi i kerkesave të tyre për të zgjidhur krizën në mënyrë diplomatike është një provë më tepër se Katari mbështet terrorizmin.

Përmes një deklaratë të përbashkët ata kanë theksuar se do të merren masa të reja ndaj Katarit, transmeton portali arbresh.info

Qeveria e Katarit  ka sabotuar përpjekjet diplomatike për të zgjidhur situatën, thanë të katër shtetet dhe refuzimi i saj konfirmoi sabotimin e vazhdueshëm të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit.

Të gjitha masat e marra nga të katër shtetet arabë kanë për qëllim qeverinë e Katarit dhe jo popullin e saj, thanë ata, pa dhënë detaje se kur do të shpallen masat e reja dhe se cilat do të jenë pasojat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme