Mos refuzoni kurrë të njihni persona të rinj, mbasi që mes tyre mund të jetë ‘diamanti’ që kërkoni, por seleksiononi vazhdimisht miqësitë e reja.
Të takosh njeriun e duhur shpesh është njësoj sikur të kërkosh një diamant në rërën e një lumi; duhet “të punosh” një thes me material hedhurinë para se të shohësh të vetëtijë një gur i çmuar në fund të thesit.
Lumturia, të paktën nëse s’ke një fat aq të madh e të qëllosh që me herën e parë në njeriun ideal, fitohet me punë dhe përkushtim. Thuajse është e sigurt që duhet t’i kushtoni këtij qëllimi kohë e para, të njihni me qindra njerëz, të telefononi, të dilni në grup e të jetoni histori të ndryshme të gabuara.
Në këtë botë të flamosur, asnjë s’iu dhuron një gjë për asgjë, transmeton Telegrafi.
Por, ç’mund të bëhet që të takoni njeriun e duhur? Është e vërtetë se ashtu siç është tradita, iniciativa i takon mashkullit, duhet të jetë ai që t’i vihet punës për t’u takuar e për t’u bërë për vete, por nuk do të donim që të ndodhte kështu: teksa ju jeni duke pritur që t’u bjerë nga qielli, konkurrentet tuaja të merrnin pjesën më të mirë në treg.
Mendësia që femra duhet vetëm të presë iniciativën e mashkullit, ka kaluar në qelberë vjetërsie. Përse duhet të jetë mashkulli që t’u zgjedhë juve e jo e kundërta?
Nëse besohet në barazi të drejtash e mundësish, përse femra duhet të jetë një statujë në pritje të një mashkulli për ta mikluar? Mos dëgjoni asnjë njeri, ka perënduar epoka në të cilën një grua duhej të mbyllej në shtëpi.
Përpos kësaj, nëse jeni të pafata, jetoni në një vend të vogël, nuk keni një rrjet të dendur miqsh e nuk bëni një punë që nuk favorizon lidhjet shoqërore, të jeni të sigurta që do të detyroheni të zgjidhni partnerin tuaj në një rreth të ngushtë njerëzish.
Pra, vetëm duke njohur shumë njerëz, duke jetuar eksperienca të ndryshme, duke takuar shumë persona, ju do të keni mundësi të shkëlqyera për të gjetur personin që ju përshtatet.
Është thelbësore biseda mbi sasitë që kthehen në cilësi. Sa më tepër mundësi të keni për të zgjedhur, më me lehtësi do të gjeni njeriun e jetës suaj.
Këshilla jonë, pra, është kjo: raporte të mira me të gjithë, por miqësi të ngushtë vetëm me pak të zgjedhur. Mos refuzoni kurrë të njihni persona të rinj, mbasi që mes tyre mund të jetë ‘diamanti’ që kërkoni, por seleksiononi vazhdimisht miqësitë e reja.
Vetëm duke vëne mënjanë dora-dorës mollët e kalbura nga ato të mirat, do të mund të krijoni një ambient të mirë. Është një nga sekretet më të rëndësishëm për të pasur sukses në jetën sentimentale.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...