Ligji i ri për automjete, i cili ka hyrë në fuqi muajin e kaluar, ka sjellë ndryshime në disa norma për regjistrimin e automjeteve.
Jo çdo kush tani mund të ketë veturë në pronësi. Në bazë të këtij ligji, detyrimisht pronari i automjetit, me rastin e regjistrimit, duhet të posedojë patentë-shofer dhe blerësit e veturave duhet ta bëjnë riregjistrimin e veturave.
Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, u shpreh për Tribuna Channel se ligji për automjete është i sponsorizuar nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, por nga ana e tyre vetëm po implementohet si i tillë me të gjitha dispozitat ligjore.
Hoxha, më tej, shtoi se ky ligj i ka kaluar gjitha filtrat, ku është votuar edhe nga ana e përfaqësuesëve të popullit, por ai nuk e përjashtoi si mundësi që ligji si i tillë edhe mund të ndryshohet në nene të caktuara.
Por, Avokati i Asociacionit Kosovar të Motorizimit, Taulant Hodaj, tha se ligji i automjeteve nuk do të jetë funksional, si ligjet e mëparshme që nuk kanë gjetur zbatim në praktikë.
Hodaj tha se ligjet tek ne merren të gatshme nga direktivat evropiane dhe futen në zbatim pa u analizuar fare në detaje.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...