Mandati e kaluar, kur Lidhja Demokratike ishte pjesë e Qeverisë dhe kishte pozitën e të parit të ekzekutivit, solli përçarje brenda kësaj partie.
Ishte Vjosa Osmani, gruaja më e votuar, e cila, së bashku me disa deputetë të tjerë të kësaj partie, refuzuan të votojnë pro qeverisë së krijuar nga LDK e PDK, me Isa Mustafën kryeministër.
Gjatë gjithë qeverisjes së tij, Mustafa përveç me opozitën e zëshme, u përballë edhe me një opozitë tjetër të krijuar nga disa deputetë të LDK’së, e e cila vazhdoi deri në rënien e Qeverisë. Vetëm atëherë, Vjosa Osmani u deklaruar se konfliktet në LDK u krijuan e u shuan me Partinë Demokratike, rrjedhimisht koalicionin me të.
Tani, pas zgjedhjeve Osmani tregon se LDK është e bashkuar dhe qëndrimi unanim kundër PDK’së ka qetësuar ujerat në këtë parti.
Ajo madje thotë se komunikimi tashmë është krejt normal dhe po zhvillohen takimet mes grupit parlamentar dhe kryesisë së LDK’së; mes saj dhe Mustafës, edhe pse para zgjedhjeve pritej se ajo mund të mos ishte pjesë e listës zgjedhore, e në fund u bë pjesë e saj, duke u renditur e 81’ta.
Ndiqeni videon e mëposhtme:
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata