Google ADS

Prishtina humb minimalisht

21:53 | 6 Korrik 2017
Arbresh.info

Prishtina është mposhtur nga Norrkopingu 0:1 sonte në Mitrovicë, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë eliminator të Europa Leagues, por ka dalë me kokën lartë me atë që tregoi në lojën e sontme në “Adem Jashari”, ku e rrezikoi disa herë kundërshtarin.

Norrkopingu ka shënuar kur më së paku pritej, pasi nuk pati raste. Prishtinasit treguan pjekuri dhe bënë lojë pozitive, duke i bërë ballë kampionit të 13-fishtë suedez, i cili e kishte siguruar thuajse kualifikimin në ndeshjen e parë, kur kishte fituar 5:0.

Publiku e duartrokiti FC Prishtinën pas përfundimit të ndeshjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme