Ofensiva për të rimarrë Mosulin nga Shteti Islamik ka dëmtuar mijëra struktura në qytetin e vjetër historik dhe janë shkatërruar rreth 500 ndërtersa historike, kanë treguar imazhet e fundit satelitore të publikuara nga OKB.
Forcat irakiane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë Shtetin Islamik në një rrip territorial prej 250 metrash përgjatë lumit Tiger, duke bërë që militantët e ISIS-it të kryejnë më shumë sulme vetëvrasëse, transmeton portali arbresh.info
Për më shumë se tetë muaj luftë, janë zhvendosur rreth 900 mijë banorë dhe janë vrarë mijëra civilë. Shkatërrimi i qytetit është shumë më i madh se sa pritej dhe ka të ngjarë që do të kushtojë me miliarda dollarë për t’u rregulluar.
Në 12 ditët e para të luftimeve brenda qytetit të vjetër në Mosul, Shteti Islamik ka kryer dhjetra sulme vetëvrasëse, janë dëmtuar rreth 1,496 struktura tjera dhe 296 janë shkatërruar.
Shteti Islamik gjithashtu ka shkatërruar edhe xhaminë historike al-Nuri. Sipas OKB-së qyteti i vjetër i Mosulit dhe zonat përreth aeroportit janë pjesët më të shkatërruara./Arbresh.info
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...