Google ADS

Blerim Kuçi tregon se pse do ta votojnë deputetët e partive tjera Haradinajn

20:58 | 6 Korrik 2017
M. A.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, në emisionin “Fakt Plus”, ka treguar se përse deputetët e partive të tjera do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Sipas tij, njerëzit e njohin punën e Haradinajt, si në luftë dhe pas luftës.

“Me disa prej tyre ka qenë në luftë me ta, me shumicën prej tyre ka bashkë qeverisë , më shumicën ka kaluar shumë situata të rënda dhe është pritshme”, tha Kuçi në “Fakt Plus” në Tribuna Channel.

Ai shtoi se prej disa deputetëve do të ishte e padrejtë kur e njohin Haradinajn dhe punën e tij dhe të mos e votonin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme