Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, Vjosa Osmani, e cila doli ndër më të votuarit me mbi 60 mijë vota, tregon se si do të kapitalizojë politikisht gjithë përkrahjen që ajo mori.
Ajo ka treguar se cilat janë ambiciet e saj, duke filluar nga ato brenda Lidhjes Demokratike, për udhëheqjen e së cilës kishte synuar edhe më parë.
Osmani ka treguar nëse ka pasur ose ka qëllim që të udhëheq ekzekutivin, marrë parasysh përkrahjen që ajo merr, duke dalë gruaja më e votuar në dy palë zgjedhje.
Deputetja e zgjedhur e LDK’së tregon nëse ajo do të pranonte postin e kryeministres nëse këtë do ta propozonin në një koalicion të zgjedhuar të partive politike, kur dihet se LDK ka disa opsione para vetës meqenëse çdo parti e ka të vështirë të krijojë qeverinë pa pjesëmarrjen e saj.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...