Deputeti i rizgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, tha se mund të eskaloj situata njësoj si në Maqedoni, në rast se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tregohet i papërgjegjshëm, duke mos i dhënë mandatin për herë të dytë, grupimit politikë që ka 61 vota.
“S’ka qare se e ka detyrë kushtetuese, përndryshe dështon me i realizu detyrat. Përndryshe, do të hynte në skenarin e Maqedonisë, ku do të detyrohen parti ose grupe politike që të marrin të drejtën e nominimit me një forcë demokratike. Edhe ato janë opsion, krejt janë të mundura nëse Presidenti është i papërgjegjshëm”.
Gashi duke përmendur opsionet që ka LDK-ja në tavolinë, tha se preferon opozitën, deri sa si preferencë të dytë e ka koalicionin me VV-në.
Ai se përjashtoi as mundësinë kur LDK-ja do të hiqte dorë nga posti i kryeministrit.
“Në këto rrethana, LDK me VV do të ishte opsion i dytë i preferuar, për opsionin e parë, shkuarjen në opozitë. Opsioni i tretë me AAK e Nisma, ndërsa opsioni i katërt, do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse ku nuk do të ishin eksponentët kryesorë politikë, liderët e partive”.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’