Google ADS

Donjeta Sadiku e nderon Kosovën në arenën ndërkombëtare

20:09 | 6 Korrik 2017
Arbresh.info

Donjeta Sadiku, u kualifikua në finalen e madhe të Kampionatit Evropian për të reja në boks, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ajo në gjysmëfinale e dërrmoi hungarezen Angela Nagy. “Donjeta Sadiku e mposhti bindshëm 5:0 boksieren Angela Nagy. Donjeta e ka bombarduar me goditje të njëpasnjëshme hungarezen.

Nagy kishte goditje te forta, mbase sulmoi Donjetën, por kjo e fundit u ruajt e me teknikën e saj iu kundërvihet mjeshtërisht rivales. Boksierja jonë me tri-katër goditje e dënojë kundërshtaren”, thotë Latif Demolli, zëdhënës i FBOXK-së. Donjeta tani futet në betejën e madhe, për ta mbrojtur titullin e kampiones.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme