Google ADS

Zyrtare: Legjenda spanjolle me ekip të ri (FOTO)

19:01 | 6 Korrik 2017
Arbresh.info

Portieri spanjoll ka vazhduar kontratën me klubin portugez.

Iker Casillas ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Portos për të vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.

Më herët është raportuar që ish-portieri i Real Madridit do të largohej nga Portugalia, pasi nuk kishe arritur të merrej vesh me klubin, për shkak të pagës.

Por në mëngjesin e sotëm Porto, ka njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2018 me 36-vjeçarin.

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj edhe për një sezon tjetër me Porton”, ka thënë Casillas.

“Tash më duhet të koncentrohem për sezonin e ri dhe sfidat të cilat na presin gjatë këtij viti”, ka theksuar ai.

Casillas është transferuar te Porto në vitin 2015.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme