Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në gjithë Shqipërinë janë regjistruar pesë vatra zjarri në Shkodër, Tiranë, Berat, Korçë dhe Vlorë.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë situatën nën kontroll edhe pse era e fortë dhe terreni i malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Në Qarkun e Shkodrës vatra e zjarrit është riaktivizuar në fshatin Hoten, Vau i Dejës në malin e Kakariqit. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë ndërkohë në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe 30 forca të ushtrisë.
Në kurorën e Sarandës ka rënë një zjarr në një sipërfaqe me shkurre,. Ndërsa zjarrfikëset janë duke punuar për të shuar flakët.
Në Mjull-Bathore, Tiranë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ulli. Aktualisht zjarrfikëset kanë izoluar flakët dhe po punojnë për shuarjen e të gjithë zjarrit. Nga informacionet e paraprake rezulton se janë djegur pjesërisht rreth 15 rrënjë ullinj.
Në fshatin Gështenjas, Pogradec ka rënë zjarr në një sipërfaqe të vogël me shkurre dhe ferra. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe situata është nën kontroll.
Në fshatin Radesh, Skrapar të rrethit të Beratit zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Aktualisht zjarri është vendosur nën kontroll është drejt shuarjes.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...