Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës në të cilën mori vendim për të rinumëruar 23 Vendvotime për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së sotme.
PZAP, në vendimin të cilin ia ka dërguar KQZ-së ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëvotimeve të subjekteve politike Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBEK).
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për të filluar sot me rinumërimin e Vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it, transmeton arbresh.info.
Sipas vendimit të PZAP-it, 12 Vendvotime janë nga Komuna e Fushë Kosovës dhe 11 tjera nga Komuna e Suharekës.
Rinumërimi pritet të përmbyllet sot meqenëse bëhet fjalë vetëm për rinumërimin e fletëvotimeve të dy subjekteve politike./Arbresh.info.
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...