Donald Tusk, president i Këshillit Evropian, Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian dhe Shinzo Abe, kryeministri i Japonisë, në një deklaratë të përbashkët kërkojnë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, për miratimin e një rezulte që lidhet me telashet ndërkombëtare me Korenë e Veriut, shkruan arbresh.info.
“Ne jemi të gatshëm të forcojmë masat që kanë për qëllim kufizimin e mëtejshëm të transferimit të artikujve dhe teknologjive përkatëse dhe financimit për programet e raketave bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut dhe, për këtë qëllim, kërkojmë miratimin e hershëm të një rezolute të re dhe gjithëpërfshirëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,” thuhet në deklaratën e tyre.
Ata janë takuar sot në Bruksel për Samitin e 24-të midis Bashkimit Evropian (BE)- Japoni, një ditë para se t’i bashkohen samitit të G 20, në Hamburg.
Deklaratë nga Kryeministri Abe, Presidenti Tusk dhe Presidenti Juncker për Korenë e Veriut, 6 korrik 2017
Ne ndajmë pikëpamjen se Koreja e Veriut, një përparësi kryesore në agjendën ndërkombëtare, gjithnjë e më shumë paraqet një nivel të ri kërcënimi për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ne jemi të shqetësuar seriozisht dhe dënojmë në terma më të forta testimet e vazhdueshme bërthamore të Koresë së Veriut dhe nisjen e raketave balistike, duke përfshirë nisjen e kohëve të fundit të një rakete balistike të gamës së mundshme ndërkontinentale, në shkelje flagrante të rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ne jemi të gatshëm të forcojmë masat që kanë për qëllim kufizimin e mëtejshëm të transferimit të artikujve dhe teknologjive përkatëse dhe financimit për programet e raketave bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut dhe, për këtë qëllim, kërkojmë miratimin e hershëm të një rezolute të re dhe gjithëpërfshirëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ne fuqimisht i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dyfishojë përpjekjet e saj për të siguruar zbatimin e vazhdueshëm, gjithëpërfshirës dhe të plotë të të gjitha rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Koreja e Veriut duhet të përmbahet nga çdo provokim i mëtejshëm që të rrisë tensionet rajonale dhe ndërkombëtare. Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që menjëherë dhe plotësisht të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare në të gjitha rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe Deklaratën e Përbashkët të 2005 të Bisedimeve Gjashtëpalëshe dhe kështu të braktisë të gjitha armët bërthamore, armët e tjera të shkatërrimit në masë dhe programet e raketave balistike dhe të angazhohet në veprime për dialog të besueshëm me bashkësinë ndërkombëtare që ndjek denuklearizimin e plotë, të verifikueshme dhe të pakthyeshme të gadishullit Korean.
Koreja e Veriut duhet të adresojë më tej menjëherë shqetësimet humanitare dhe të të drejtave të njeriut të bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë zgjidhjen e menjëhershme të çështjes së rrëmbimeve.
/arbresh.info/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...