Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, vizituan punimet të cilat janë duke u realizuar në zgjerimin dhe aslfaltimin e rrugës nacionale N25, Prishtinë- Podujevë.
Me këtë rast Ministri Zharku theksoi ”Sot me kryetarin Veliu po i inspektojmë punimet në zgjerimin e rrugës Nacionale Prishtinë-Podujevë, të cilat kanë filluar vitin e kaluar ndërsa janë duke u zhvilluar sipas dinamikës.\”
\”Jemi të kujdeshëm maksimalisht që ta kemi një segment të përfunduar me shtresën e parë të asfaltit, në mënyrë që qytetarët tanë që kthehen nga mërgimi dhe të kalojnë këtë pjesë të kësaj rruge sa më lehtë\”
\”Unë e njoftova kryetarin Veliu për procedurat të cilat janë duke u zhvilluar për llotin e katër, që po zhvillohen procedurat e tenderimit, e që deri në fund të muajit gusht do të lidhet kontrata edhe për pjesën tjetër. Po ashtu ka përfunduar edhe projekti tjetër që lidhet me autostradën “Ibrahim Rugova”, theksoi Zharku.
Ndërsa, kryetari Veliu e falenderoi ministrin Zharku për projektin i cili po realizohet.
“Kjo rrugë është njëra ndër projektet më të rëndësishme që po bëhet për Podujevën dhe qytetarët e saj. Është mirë që ka filluar asfaltimi i këtij segmenti. Presim që kjo rrugë të zgjerohet sipas dinamikës së paraparë. Besoj se punimet janë duke u kryer me një përgjegjësi të jashtëzakonshme, dhe dinamikë sipas planit dinamik të punimeve”.
Gjatësia e këtij segmenti të asfaltuar është 2600 metra.
Ky projekt financohet nga Ministria e Infrastrukturës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...