Barcelona ka pranuar se është thuajse e pamundur për të arritur një marrëveshje me Marco Verrattin e Paris Saint Germain, njëri nga shënjestrat e tyre kryesore këtë verë.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo takim sekret me drejtorin e klubit të madh evropian
Merkato e transferimeve sapo është hapur dhe do të mbetet e tillë deri në fund të muajit kusht, transmeton portali arbresh.info. Prandaj, deri atëherë gjithçka mund të ndodhë, por sipas mediave spanjolle transferimi i Verrattit në Camp Nou nuk ka mundësi të ndodhë, madje është më larg se distanca prej 1.035km që ekziston ndërmjet qytetit katalunas dhe Parisit.
Realiteti është që PSG nuk është duke bërë asnjë lëvizje. Ata kanë të vendosur një muri, ashtu siç kanë bërë edhe më parë.
Emri i tij është ndryshe, këtë herë është Verrati, nuk është Thiago Silva apo Marquinhos, drejtori sportiv është i ri, Antero Henrique, trajneri është gjithashtu i ri, Unai Emery, por mesazhi i presidentit Nasser Al Khelaifi është i njëjtë: “Yjet tonë nuk do të shkojnë askund”.
Barcelona ka tentuar të fillojë bisedimet me Paris Saint Germain në çfarëdo mënyra që është e mundur. Verratti është përpjekur madje të largohet nga klubi, por asgjë nuk ndryshoi./arbresh.info
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...