Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar dje përmes një komunikate se nga sot do të bëhet hapja e konkurseve në Universitetet Publike të Kosovës për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/18.
Një numër i madh i kandidatëve për studentë kanë vërshuar sot Fakultetet e ndryshme të UP-së për të paraqitur dokumentet për pranim mirëpo ata janë kthyer mbrapshtë me arsyetimin se konkursi nuk është hapur ende.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit i kanë thënë sot Arbresh.info se kjo ministri vetëm cakton numrin e studentëve që mund të pranohen dhe kuotat e pranimit por jo edhe të hap konkursin.
Sipas tyre, konkurset duhet t’i hapin Universitetet publike në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj.
Arbresh.info mëson se UP nuk ka hapur ende konkurs për pranim e studentëve të rinj dhe se për këtë pritet të vendoset nesër nga Senati në mbledhjen që do të mbahet duke filluar nga ora 13:30.
Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2017/2018 është 15.255, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 për qind për studentët e komuniteteve joshumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës./Arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?