Gjykata Supreme vendos për ankesat e subjekteve politike

12:34 | 6 Korrik 2017
L G

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i pranuar dy ankesa si të bazuara dhe duke hedhur poshtë tri të tjera.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate dy ankesa janë pranuar, ndërsa tri të tjera janë refuzuar.

“Aankesa e Jollxhi Shalës nga subjekti politik Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP), është pranuar si e bazuar, ankesa e kandidatit për deputet Vehbi Imeri nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, është pranuar si e bazuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ndërkaq, është refuzuar si e pathemeltë ankesa e kandidates së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Myzejene Selmani, si e pabazuar  po ashtu është refuzuar ankesa e Slavko Simic nga Lista Serbe si dhe ankesa e kandidatëve për deputetë, Fadil Aliu, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi dhe Besnik Krasniqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme