Real Madridi kontakton sërish sensacionin Kylian Mbappe

11:56 | 6 Korrik 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve në Spanjë, Real Madridi ka kontaktuar sërish sensacionin Kylian Mbappe duke i dhënë një mesazh të qartë se ka ndërmend transferimin e tij këtë verë.

Lexo edhe: Cristiano Ronaldo takim sekret me drejtorin e klubit të madh evropian

Bazuar në ‘Marca’, kampioni spanjoll dhe evropian ka zhvilluar negociata me 18-vjeçarin duke diskutuar rreth mundësisë për transferim këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Madridi raportohet se i ka bërë të qartë që Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Marco Asensio do të jenë të rregullt në rolin e tyre sezonin e ardhshëm, por sulmuesit të Monacos do t’i ipet sa më shumë shanse që është e mundur.

‘Los Blancos’ thuhet se janë duke kërkuar të përshpejtojnë marrëveshjet për shitjen e Alvaro Moratas dhe James Rodriguez.

Lexo edhe: Sonte ndeshja Prishtina – Norrkoping

Zyrtarët në Bernabeu janë në dijeni që Paris Saint Germain ka shfaqur gjithashtu interesim të madh në sulmuesin francez dhe mund të humbin nënshkrimin e tij nëse vazhdojnë me ritëm të ngadaltë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme