Zgjohet në 3 të natës, i riu nga Tirana hidhet nga ballkoni në rrethana të mistershme (FOTO)

09:52 | 6 Korrik 2017
L G

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri i moshës 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës gjatë orëve të natës.

Viktima është Ramiz Hoda, i cili jetonte në zonën e vilave gjermane në kryeqytet. Siç thonë burimet për JOQ.al, Hoda ka qenë duke fjetur në ballkonin e shtëpisë, teksa është ngritur natën dhe tërësisht i qetë është hedhur nga kati i dytë i banesës.

Familjarët bëjnë me dije se ai ishte një tip i qetë, jo problematik dhe që nuk kishte shfaqur shenja shqetësuese, depresioni apo dëshpërimi para se të kryente këtë veprim.

Siç thotë një i afërm i viktimës gjatë një komunikimi me JOQ.al, prindërit dyshojnë se ka qenë një humbje e mundshme e vetëdijes dhe ndoshta mosorientimi i momentit për shkak se kishte kaluar natën në ballkon si pasojë e vapës së madhe, ajo që ka çuar në hedhjen e djalit nga banesa.

Ai ka rënë me kokë në dysheme dhe ka pësuar hemorragji të brendshme. Edhe pse u dërgua nga të afërmit me urgjencë në spital, Hoda nuk mundi të mbijetonte.

fbhfhf fdgbf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme