Pas heshtjes 10 ditore, kreu demokrat Lulzim Basha më në fund ka dalë me një qëndrim të qartë për zgjedhjet. Në të parin takim me ndërkombëtarët – që pas mbarimit të zgjedhjeve, drejtuesi i PD-së nën statusin e të “ngririt” i ka cilësuar zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit të paligjshme.
Ky është qëndrimi i parë i kreut demokrat për zgjedhjet pasi deri më tani Partia Demokratike nuk ka shprehur asnjë qëndrim nëse e pranon ose jo rezultatin që prodhuan zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Procesi kryesor i këtyre zgjedhjeve i ka thënë Basha vëzhguesve ndërkombëtarë janë vjedhja e votave dhe blerja me para të drogës, bandat i ka kreu demokrat, misioni vëzhgues kanë vepruar pa asnjë pengesë me organizimin sistematik partiak.
Takimi
Rezervat që kanë demokratët për zgjedhjet, i ka shpalosur kreu i opozitës Lulzim Basha para vëzhguesve të misionit të OSBE/ODIHR-it në takimin që zhvilluan dje në “selinë blu”, duke i thënë se zgjedhjet ishin triumf i paligjshmërisë. Përfaqësuesi i OSBE/ODHIR, Peter Taylor i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të OSBE kanë dëgjuar dhe kanë parashtruar qëndrimin e tyre për procesin zgjedhor si dhe parregullsitë e evidentuara me Bashën dhe zyrtarët të tjerë të PD-së.
Problemi kryesor i kë- tyre zgjedhjeve, i ka thënë Basha përfaqësuesve të OSBE/ODIHR-it është blerja masive e votave, me organizim sistematik partiak dhe qeveritar në të gjithë vendin, të mbështetur nga bandat kriminale. Bandat i tha kreu demokrat, misionit vëzhgues kanë vepruar pa asnjë pengesë dhe në disa raste me ndihmën e strukturave shtetërore, duke përdorur në zgjedhje për shit-blerjen e votave paratë e nxjerra nga kultivimi dhe trafikimi i kanabisit.
“Përveç angazhimit në shitblerje votash të strukturave partiake të PS dhe partive të tjera qeveritare u aktivizuan po ashtu bandat kriminale që vepronin pa asnjë pengesë dhe në disa raste me ndihmën e strukturave shtetërore, si dhe vetë strukturat shtetërore. Në ndihmë të tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve u përdor edhe shumëfishimi i listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votës, punësimet masive në administratë dhe ente publike etj.
Një rol të veçantë në shtrirjen masive të shitblerjes së votave ka luajtur paraja e përfituar nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike nga bandat kriminale me lidhje dhe mbështetje qeveritare. Vetëm Partia Demokratike konkurroi me një program, dhe nuk u përlye në shitblerje votash dhe angazhim bandash kriminale”, vuri në pah Basha. Kreu i opozitës vuri në dukje se një qëndrim realist i OSBE/ODIHR-it mbi problemet e rënda të procesit zgjedhor do ta ndihmonte shoqërinë shqiptare për të dalë nga ky stad i avancuar i zëvendësimit të demokracisë me një regjim që për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve mbështetet tek krimi, droga dhe korrupsioni galopant.
Lulzim Basha tha se këto nuk ishin zgjedhje demokratike, por prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Dhe mesa duket, ky do të jetë një nga tezat e tij në fushatën për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike.
Denoncimet
Sipas njoftimit zyrtar nga selia blu, Edmond Spaho dhe Oerd Bylykbashi, që drejtuan përkatësisht Elbasanin dhe Durrësin, sollën shembuj konkretë të konstatimit dhe të hapave ligjorë që kishin ndërmarrë në Elbasan dhe në Durrës në rastet e kapura të blerjes së votës, hapa që nuk sollën asnjë rezultat, pasi në rastin e parë policia nuk ndërmori asnjë veprim dhe në rastin e dytë, banditët e detyruan të tërhiqej qytetarin që ishte gati të dëshmonte.
Kujtojmë se disa ditë më parë, përfaqësues të OSBE kanë zhvilluar takim edhe më kryeministrin Edi Rama. Misioni i OSBE/ODHIR ende nuk ka dalë me një konkluzion për zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa pritet që kjo të ndodhë në ditët në vijim. Më herët Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve publikoi një deklaratë, në të cilën thuhet se subjektet konkurruese në zgjedhjet e 25 qershorit ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht dhe liritë themelore u respektuan.
“Zbatimi i marrëveshjes politike krijoi sfida për zyrtarët elektoralë dhe rezultoi në zbatimin e ligjit në mënyrë selektive dhe jo njësoj. Zgjedhjet u zhvilluan në klimën e ndarjeve të thella dhe të gjata politike mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të opozitës, si dhe në klimën e një besimi të ulët të publikut tek procesi zgjedhor”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e OSBE/ODHIR.
Qëndrimi i OSBE-së
Ndërkohë përfaqësuesit i OSBE nga ana e tyre nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim të saktë në lidhje me situatën e krijuar. Po ashtu ata janë shprehur se nuk mund të japin asnjë deklaratë në lidhje me shqetësimet e PD-së derisa nuk është mbyllur procesi i verifikimit të të gjithë ankesave.
Sipas tyre vetëm pasi të jenë analizuar të gjitha raportimet që janë bërë mund të dilet ne një deklaratë, nga ku do të bëhet publike dhe raporti përfundimtar. Por kjo, thanë vëzhguesit nuk do të thotë se vërejtjet e opozitës nuk janë marrë parasysh.
“Ne jemi drejt mbarimit të procesit të mbledhjet së të dhënave. Jemi drejtë fundit dhe shumë shpejt do të bëjmë publike raportin e plotë për çdo rast”, tha Taylor. Më herët, vëzhguesit e misionit të OSBE-së kanë takuar dhe kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë vetëm disa dita pas zgjedhjeve OSBE ODIHRI prezantuar raportin paraprak ku thuhet se zgjedhjet ishin të rregullta por theksuan se ka pasur disa parregullsi gjatë procesit të votimit dhe numërimit.
Basha dhe Selami nesër zbarkojnë në Lezhë
Ka nisur zyrtarisht fushata për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Në garë janë Lulzim Basha përballë Eduard Selamit të cilët nga dita nesërme do të zbresin në bazë për të shpalosur programin e tyre për të marrë besimin e anëtarësisë së djathtë. Disa takime në degët e PD në rrethe Basha dhe Selami do t’i zhvillojnë bashkë për të pasur edhe një debat për programin.
Të enjten, Lulzim Basha dhe Eduard Selami do të prezantojnë platformat e tyre në Lezhë, por jo në të njëjtën orë. Deri më 22 korrik ata do të kenë takime të veçanta e të përbashkëta me anëtarësinë. Dy kandidatët për kreun e PD-së mbërritën edhe paraditen e djeshme në selinë blu, ndërsa komisioni mori kalendarin e fushatës deri më 15 korrik.
Kryetarët e degëve janë të detyruar të shoqërojnë garuesit dhe t’u organizojnë takimet me anëtarësinë. Në 2013-n, lista e anëtarësisë shkoi në 105 mijë. Në mbledhjen e analizës së zgjedhjeve të 2015-s, ajo rezultoi të kishte emra fiktivë. Sekretari organizativ thotë se ajo sot ka rreth 100 mijë anëtarë.
Basha kërkon një tjetër mandat në krye të PD pas humbjes së thellë të zgjedhjeve në 25 qershor, ndërsa Selami kërkon rikthimin për një frymë perëndimore, sipas tij. Dy kandidatët kanë pak ditë në dispozicion për të bindur bazën, pasi ën datë 22 Korrik do të zhvillohen zgjedhjet.
Një pikë e fortë diskutimi në këtë proces votimi janë anëtarët që do të votojnë. Pas filtrimit të anëtarësisë së PD që u krye në mars nga strukturat e kësaj force politike për shkak të pretendimit të largimit të anëtarëve, rezulton se aktualisht PD ka 104 mijë anëtarë. Nga filtrimi i muajit mars janë pastruar rreth 1 mijë anëtarë të PD, pra në 22 korrik, vetëm 104 mijë anëtarë të PD do t’i drejtohen kutive të votimit sipas parimit 1 anëtar 1 votë.
Ky votim kryhet për herë të dytë në PD pasi 4 vite më parë u përballën me anëtarësinë përmes këtij parimi, 2 kandidatët Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, ku rezultoi fitues me 80% të votave dhe drejtoi demokratët përgjatë 4 viteve në opozitë.
Gara/ Rivalët e Bashës nuk mbështesin Selamin
Po pritet me kuriozitet se çfarë qën drimi do të mbajë grupi anti-Ba sha në PD. Nuk dihet nëse do të – – mbështesë Eduard Selamin për të larguar kryetarin e “ngrirë”.
Që pas humbjes së rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit demokratët janë përfshirë nga akuza të forta dhe përplasja brenda radhëve, pasi disa prej tyre me Patozin në krye kërkuan që Basha të japë dorëheqjen dhe zgjedhjet të shtyheshin për të pasur më shumë kohë në dispozicion për fushatë dhe analizë. Lulzim Basha duket se ka pranuar dështimin e Republikës së Re, duke e zhdukur atë nga rrjetet sociale.
Ai i është rikthyer sërish simboleve të Partisë Demokratike, duke kuptuar më në fund se PDnë nuk e shpëton Republika e Re e tij, por vlerat e saj. Dje, Lulzim Basha ka ndërruar fotografinë e kopertinës në rrjetin social Facebook, e cila ishte me Republikën e Re, duke vënë foto me flamujt e PD.
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka dhënë sinjalet e para se pranon dështimin e tij në zgjedhjet e 25 qershorit, por edhe më gjerë.
Përgjatë tre muajve në çadrën e protestës, por edhe gjatë fushatës elektorale, Lulzim Basha e emëroi Partinë Demokratike si Republika e Re. Ai iu paraqit qytetarëve shqiptarë që nga çadra e deri te fushata, ku shkeli qytet më qytet, Republikën e Re, duke prezantuar njëkohësisht dhe programin e saj për të ardhmen.
Lulzim Basha zhduku simbolet dhe vlerat e PD, të cilat nuk u panë në asnjë çast gjatë fushatës, jo vetëm drejtpërdrejt, por as në rrjetet sociale, ku gjithkund tashmë ekzistonte Republika e Re.
Zgjedhjet e 25 qershorit ishin fatale për Republikën e Re të Lulzim Bashës, duke sjellë dështimin e saj më të madh. Partia Demokratike nuk e kishte njohur kurrë, që nga themelimi, një rezultat kaq katrastrofik, që pësoi Republika e Re e Bashës më 25 qershor. Pas këtij rezultati Lulzim Bashës është “vetëngrirë”, si përgjegjësi kryesor i humbjes. Ai shpalli ngrirjen e të gjitha funksioneve të tij si kryetar i partisë, duke rikandiduar për mandatin e dytë.
Për këtë, Basha u kritikua jo pak nga mbështetësit dhe figurat kryesore të PD, duke krijuar një përçarje të thellë brenda demokratëve. Një pjesë e madhe e demokratëve i kanë kërkuar Bashës të reflektojë, teksa duket se sot është hedhur dhe hapi i parë prej tij.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...