Google ADS

Specialja e gatshme për aktakuza

08:35 | 6 Korrik 2017
arbresh.info

Gjykata Speciale ligjërisht është e gatshme për t’i pranuar aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj ish-eprorëve të lartë të UÇK-së, të cilët dyshohen për “krime lufte”

Zyra e Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman, tashmë mund të fillojë me ngritjen e aktakuzave ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Kjo meqë para 7 ditësh (28 qershor) Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpalli aktvendimin pozitiv për rregullat e rishkruara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të Gjykatës Speciale.

Me këtë rast u bë e ditur se këto rregulla janë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës./AktivPress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme