Cristiano Ronaldo raportohet se është takuar me drejtorin e Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi, për të diskutuar një transferim të mundshëm.
Superylli i Real Madridit është kërkuar shumë për transferim larg nga skuadra në Santiago Bernabeu këtë verë, transmeton portali arbresh.info. Raportet e muajit të kaluar pretendonin që Ronaldo ishte i gatshëm të largohet nga Real Madridi pasi është frustruar me akuzat për mashtrim tatimor nga autoritetet spanjolle.
Që nga atëherë, ai ka hedhur poshtë këto akuza në lidhje me të ardhurat e imazhit se i ka borxh 13 milionë funta. 32-vjeçari duket tani se është i vendosur për të qëndruar në Real Madrid, pasi drejtori i klubit Florentino Perez e ka bindur atë dhe ka qetësuar gjërat.
Por, e ardhmja e tij në klub ende vazhdon të mbetet në dyshime, pasi lojtari nuk ka zbuluar ende qëllimet e tij dhe gazeta spanjolle ‘Diario Madridsta’ thotë që PSG është e gatshme siguroj shërbimet e tij pasi Al Khelaifi është i vendosur për të transferuar këtë lojtar.
Madje thuhet se Al Khelaifi ka zhvilluar një takim të fshehtë me sulmuesin Cristiano Rnaldo gjatë pushimeve të tij në Ibiza. Në këtë takim, drejtori i Paris Saint Germain thuhet se i ka treguar reprezentuesit portugez se do të bëjë një ofertë për të në këtë merkato të transferimeve.
Al Khelaifi shpreson që raporti i tij me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, do t’i jap atij shpresë në sigurimin e marrëveshjes sensacionale.
Por, kjo vështirë se do të ndodhë për shkak se sulmuesi ka të insertuar një klauzolë të lëshimit prej 1 miliardë euro në kontratën e tij me gjigantin madrilen.
Ronaldo ka bërë 46 paraqitje në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar te Real Madridi dhe ka shënuar 42 gola. Këto paraqitje të mira i ndihmuan gjigantit spanjoll të fitoj Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.
Kontrata e tij me klubin nuk skadon deri në verën e vitit 2021./arbresh.info
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...