Horoskopi, 6 korrik 2017

07:52 | 6 Korrik 2017
Arbresh.info

Dashi

Ditë përgjithësisht pozitive kjo e sotmja për të dashuruarit. Do vazhdoni të flisni hapur me partnerin/en për gjithçka dhe nuk do keni aspak debate. Beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme për të gjetur personin ideal sepse më vonë do pendohen. Me shpenzimet duhet të tregoheni të arsyeshëm.

Demi

Çdo gjë që keni dëshiruar do iu plotësohet gjatë kësaj dite. Së bashku me partnerin/en do merrni vendime të cilat mund t’ua bëjnë të ardhmen edhe më të bukur. Nëse jeni beqarë, as sot nuk pritet të keni shumë fat për të gjetur personin e duhur. Financat do mbrohen gjatë gjithë kohës nga yjet dhe nuk priten aspak probleme. Përfitoni për të shlyer borxhet.

Binjakët

Do keni goxha debate në çift gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Në vend që të largoheni, mundohuni ta zgjidhni situatën me qetësi. Partneri/ja do iu vlerësojë edhe më tepër nëse e bëni këtë gjë. Beqarët ka mundësi të kryejnë takime, por nuk duhet të nxitohen për të bërë premtime menjëherë. Financat do jenë përgjithësisht jo problematike.

Gaforrja

Dëgjojini më mirë dëshirat dhe pakënaqësitë e personit që keni në krah sot në mënyrë që ta përmirësoni situatën në çift. Toleranca do jetë një virtyt i çmuar që mund t’iu ndihmojë në çdo situatë. Beqarët do kenë mundësi të fillojnë vetëm aventura emocionuese, por afatshkurtra. Investimet e mëdha duhet t’i lini për më vonë sepse financat nuk do jenë aq të qëndrueshme.

Luani

Partneri/ja do jetë në dispozicionin tuaj gjatë kësaj dite dhe do mundohet t’ua bëjë qejfin në çdo moment. Tregohuni edhe ju pak më të përkujdesur me të. Ditë e trazuar për beqarët. Ata nuk e dinë as vetë se çfarë do bëjnë dhe kjo do krijojë shpesh situata konfuze. Financat do i menaxhoni me maturi.

Virgjëresha

Ditë mjaft pasionante kjo për gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni dhe do ia shprehni partnerit/es ndjenjat në çdo moment. Beqarët do takohen me disa persona jo shumë të sinqertë, prandaj do bënin mirë të mos mendonin një histori dashurie me ta. Mos shpenzoni kot, financat mund të bëhen problematike.

Peshorja

Ditë përgjithësisht harmonike kjo e sotmja për të dashuruarit. Ai që keni në krah do mendojë në çdo çast t’ua bëjë qejfin dhe do iu mbajë në pëllëmbë të dorës. E kush nuk do donte të ishte në pozicionin tuaj. Beqarët nuk do mendojnë aspak për dashurinë sepse do takohen me disa miq të vjetër. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe të mëdha.

Akrepi

Plutoni do ndikojë negativisht sot në jetën tuaj dhe atmosfera nuk do jetë aq e ngrohtë sa ju mendonit. Mundohuni të zgjidhni çdo gjë me qetësi dhe delikatesë. Beqarët do kalojnë një ditë të qetë. Tregohuni të hapur ndaj ftesave që do iu bëhen, por mos u nxitoni për asgjë. Me financat duhet të tregoheni shumë herë më të kujdesshëm se më parë.

Shigjetari

Mos u dekurajoni nëse lidhja në çift nuk shkon mirë sot. Në çdo fushë të jetës ka ulje dhe ngritje, por e rëndësishme është që të dini si t’i tejkaloni situatat e vështira. Beqarët do kenë mundësi me shumicë të takojnë persona interesantë dhe do ndihen më të plotësuar. Në planin financiar do merrni disa masa strikte që pak nga pak situata të përmirësohet.

Bricjapi

Nuk do merreni shumë me jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite sepse një çështje familjare do iu marrë më tepër kohë sesa mendonit. Flisni me partnerin tuaj dhe sqarojani situatën. Beqarët do bënin mirë të tregoheshin më realiste dhe të mos ëndërronin shumë. Financat do jenë të mira, megjithatë nuk duhet bërë shpenzime ekstravagante.

Ujori

Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do e toleroni më shumë partnerin/en tuaj. Komunikimi dhe bashkëpunimi me të do jetë i njëjtë. Beqarët do njohin një person të veçantë gjatë një shëtitjeje apo gjatë një feste me miqtë e tyre. Në planin financiar do ndikojë së tepërmi Marsi. Do iu ndihmoje te zgjidhni sa me shpejt problemet.

Peshqit

Do ketë zhvillime pozitive gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe çdo gjë do shkojë më së miri. Do tregoheni akoma më të hapur me atë që keni në krah. Beqarët do jenë të shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë aspak nga ftesat që do iu bëhen. Situata financiare do ketë përmirësime goxha të ndjeshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme