Janë gjërat e vogla dhe detajet ato që kanë rëndësi në një lidhje dashurie, ashtu si në çdo marrëdhënie tjetër në jetë!
Sigurisht që rëndësia e fjalëve dhe veprave nuk zbehet sado vite të keni lidhur, por duket sikur veprimet e vogla janë ato që kanë më shumë rëndësi ! Nëse doni që lidhja juaj të jetë e shëndetshme dhe të zgjasë veç trëndafilve dhe fjalëvetë dashurisë bëni tuajat disa nga zakonet e mëposhtme dhe shikoni sa prej karakteristikave më poshtë e përshkruajnë lidhjen tuaj.
Çiftet e lumtura pëlqejnë shumë të qëndrojnë bashkë. Thjesht, të dalin bashkë, i sjell lumturi dhe i bën të ndihen të bashkuar.
Çiftet e lumtura e dëgjojnë njëri-tjetrin. Atyre u pëlqen në fillim të kuptojnë, më pas, të kuptohen.
Një shenjë shumë e mirë në lidhje është kur partnerët qeshin së bashku. E qeshura ul nivelin e stresit dhe e bën jetën në çift më argëtuese.
Çiftet që kanë zgjedhur të jetojnë bashkë, kalojnë kohë duke mësuar së bashku. Ata mundohen të mësojnë gjëra të reja gjatë gjithë kohës, si edhe duke i ndarë këto mësime me njëri-tjetrin. Të mësuarit, përveçse e bën jetën më të bukur, i bën edhe partnerët më tërheqës për njëri-tjetrin.
Çiftet e lumtura jo vetëm e duan njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, ata e pëlqejnë njëri-tjetrin. Ata përqëndrohen më shumë te anët e mira të partnerit dhe kuptojnë se ato janë shumë më të rëndësishme se defektet nën lëkurë.
Çiftet e lumtura ndajnë përgjegjësitë dhe detyrat mes njëri-tjetrit. Madje, ata e ndihmojnë njëri-tjetrin edhe pa ia kërkuar.
Çiftet që e duan njëri-tjetrit e shohin partnerin me sy të tjerë. Ata zbulojnë gjithnjë gjëra të reja për tjetrin, gjëra, që e bëjnë atë edhe më tërheqës, seksi, unikë!
Çiftet e dashuruara e hanë bashkë mëngjesin, drekën dhe darkën, madje edhe ndonjë ekstravakt në mesnatë.
Çiftet e lumtura mbështesin gjithnjë ëndrrat dhe dëshirat e partnerit. Madje, në shumë raste ata janë “drejtues” të këtyre ëndrrave.
Lidhjet e shëndetshme zgjasin. Lidhjet e pashëndetshme, jo.
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...