Austria bën një hap prapa dhe vendos të mos dërgojë trupat ushtarake në kufi me Italinë, për të përballuar fluksin e emigrantëve. Lajmi u dha nga kancelari austriak Kristian Kern, duke qetësuar ujërat me Italinë fqinje.
Vendimi i Vienës për të mos dërguar ushtrinë u prit mirë edhe presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani, i cili tha se ky është një vendim i mençur.
Edhe Roma zyrtare e mirëpriti vendimin e palës austriake, i cili erdhi pas bisedës telefonike mes kryeministrit Gentiloni dhe kancelarit Kern.
Autoritetet austriake lajmëruan më herët daljen e ushtrisë për mbrojtjen e kufirit dhe pengimin e fluksit të emigrantëve.
Italia nga ana tjetër ka mbështetjen e Bashkimit Europian, që njoftoi lëvrimin e një fondi ndihme prej 35 milionë eurosh. Brukseli mendon të ndërhyjë duke ndërtuar qëndrë koordinimi në Libi, që do të funksionojnë si një filtër për hyrjet në Europë, duke ia lehtësuar barrën Italisë. Sipas organizatave ndërkombëtare, mbi 101 mijë emigrantë nga fillimi i këtij viti në Europë përmes detit, pjesa më e madhe e tyre, rreth 85%, kanë mbërritur në Itali.
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...