Vuk Drashkoviq, politikan, shkrimtar, ish-Ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë ka thënë se edhe Serbia duhet të pranojë dokumentin e Ahtisarit dhe të krijojë një bashkëpunim të plotë me autoritetet dhe shumicës shqiptare në Kosovë, pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.
Sipas Drashkoviqit, përcjell Telegrafi, shqiptarët e kanë pranuar dokumentin e Ahtisarit dhe disa nga dispozitat e saj themelore janë të përfshira në Kushtetutën e Kosovës.
Sipas dokumentit, ka përmendur ai, ndër tjerash është i ndaluar edhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
“Kosova duhet të heq dorë nga flamuri shqiptar, gjuha serbe dhe cirilike të pranohet si zyrtare në territorin e saj dhe të ofrojë për serbët të paktën 10 vende në parlament dhe të drejtën e vetos për çdo ndryshim legjislativ që do të rrezikonte pozitat e tyre. Komunave me shumicë serbe u është garantuar një shkallë e lartë e autonomisë kulturore dhe ekonomike, me të drejtën e lidhjeve të veçanta ekonomike dhe kulturore me Serbinë, me shumicë të përfaqësimit në administratën e policisë, gjyqësorit”, ka thënë Drashkoviç për mediat serbe.
Gjithsesi, ai ka shtuar se Kosova si shtet i pavarur sot njihet nga shumica dërrmuese e shteteve anëtare të OKB-së dhe BE-së, anëtarësimi i të cilin e synon edhe Serbia.
“Serbia tani nuk mund të ndryshojë këtë realitet. Ajo që ne mund të bëjmë është negociatorët tanë në Bruksel të përpiqen për të përfituar diçka më shumë se dokumenti i Ahtisarit”, ka thënë ndër tjerash Drashkoviq.
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban