Kreu i agjencisë gjermane të kundërzbulimit dhe ministri i Brendshëm paralajmëruan se Rusia është angazhuar në sulme kibernetike, ndërkohë që afrojnë zgjedhjet e përgjithshme të 24 shtatorit.
Zyrtarët besojnë se “përpjekje të kësaj natyre do të kryhen në Gjermani” përpara zgjedhjeve.
Sipas Thomas de Maiziere, dokumentet e grabitura nga Parlamenti gjerman në vitin 2015 në një sulm të madh kibernetik mund të publikohen me qëllimin të dëmtojnë ligjvënës ose anëtarë të qeverisë. Deri tani, megjithatë, asnjë dosje e tillë nuk është bërë publike.
Kreu i agjencisë së sigurisë, Hans-George Maassen tha se sulme të tilla, më shumë sesa do të kenë për qëllim dobësimin e një partie të caktuar, do të synojnë “të dëmtojnë besimin në funksionimin e demokracisë gjemane”.
Edhe raporti i fundit i Mbrojtjes Kushtetuese tërhiqte vëmendjen duke përmendur Rusinë, Kinën dhe Turqinë, si kombe të përfshira në akte spiunazhi kundër Gjermanisë, e del në përfundimin se kërkohet vigjilencë, sidomos përpara zgjedhjeve parlamentare.
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...