Byron Geldard zbuloi sëmundjen e rëndë, e cila e kishte prekur në testikuj vetëm në sajë të një testi shtatzënie.
Gjithçka nisi kur i riu 19 vjeç nisi të kishte dhimbje në anën e majtë, por fillimisht mendonte se bëhej fjalë për dhimbje muskulore në sajë të aktivitetit sportiv intensiv, por pavarësisht trajtimeve dhe ndërprerjes së sportit, nuk kishte asgjë që ta qetësonte.
I shqetësuar mendoi t’iu drejtohej mjekëve, dhe nga ekografitë dhe analizat doli se kishte një kancer i cili ishte shtrirë deri në mushkëri, por origjina e sëmundjes nuk dihej e saktë.
Për t’u thelluar më tej, iu kërkua që të bëhej një test i thjeshtë shtatzënie, nga ku rezultoi pozitiv. Nga ai moment mjekët e patën më të qartë të përcaktonin diagnozën, pasi tumori në testikuj prodhonte hormone të ngjashme me ata të shtatzënisë.
Brenda asaj dite Byron nisi kimioterapinë deri në reduktimin e masës tumorale për t’iu nënshtruar më tej ndërhyrjes kirurgjikale. Tashmë nuk ka më asnjë gjurmë nga tumori dhe i riu ka vendosur që ta ndajë eksperiencën e tij, në mënyrë që edhe personat e tjerë të mposhtin sëmundjen e keqe.
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...