Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se koalicioni i partisë së tij ka pajtueshmëri të plotë që të mos bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai tha se kanë mbajtur dhe mbajnë takime vazhdimisht me udhëheqësinë e LDK-së, dhe përmendi disa nivele të vendimmarrjes brenda koalicionit LAA, ku shtoi se tre partnerët e koalicionit kanë pasur pajtueshmëri mes vete.
“Ky nivel i pajtueshmërisë është arritur. Koalicioni është unik”, tha Abdixhiku në Zonën B të Klan Kosovës.
Ai tha se ata kanë arritur pajtueshmëri edhe sa i përket PAN-it, duke theksuar se janë pajtuar që të mos bashkëpunojnë me PDK-në, por as me formacionet ku bën pjesë ajo.
Megjithatë, ai thotë se niveli i fundit vendimmarrës është Këshilli i Përgjithshëm i partisë së tij.
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...