Ish prezantuesja televizive, Sophie Gregoire Trudeau, është bërë e njohur në mbarë botën si gruaja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka fituar famë botërore për personalitetin e tij të këndshëm, qëndrimin e hapur ndaj refugjatëve dhe për mbështetjen e komunitetit LGBT, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu konsiderohet si një ndër burrat më seksi në politikë.
Por shumë pak dihet për gruan e tij, Sophie Gregoire Trudeau, e cila vazhdon të ngrejë zërin për të drejtat e grave në mbarë botën.
Kjo është 42-vjeçarja Sophie Grégoire Trudeau, gruaja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau.
Me një burrë të famshëm, i cili në mënyrë të përsëritur e quan veten feminist, është e vështirë të imagjinohet se pozita e saj mund të ketë qëllim tjetër.
Ajo ka lindur në Sainte-Adèle, Quebec, dhe është rritur në Montreal. U rrit si fëmija i vetëm i Jean Grégoire, një agjent i bursës dhe Estelle Blais, një ish-infermiere.
https://www.instagram.com/p/BRQ8A1lhjIj/
Në një intervistë për një revistë të modes, ajo ka thënë se ishin babai dhe xhaxhai i saj që kanë ndikuar te ajo në të kuptuarit rreth feminizmit dhe i kanë dhënë asaj forcë që të ketë besim dhe qëndrueshmëri mbi pamjen e saj.
Ajo ka shtuar se koha me këta dy burra ka ndikuar në formësimin e saj për të kuptuar marrëdhëniet që ajo ka me burrat.
Pas diplomimit për komunikimin masiv, ajo gjeti punë në një redaksi, para se të vazhdonte karrierën e saj si prezentuese në një televizion lokal. Më pas vazhdoi punën si gazetare për programin e madh argëtues të Kanadasë, Talk.
https://www.instagram.com/p/BQoWLEfDOVC/
Hapur ajo ka folur edhe për sëmundjen e saj gjatë fëmijërisë, bulimia, ndërsa gjithnjë ka falenderuar prindërit për mbështetjen që i kanë dhënë.
Ajo u takua zyrtarisht me Trudeau në qershor të vitit 2003, kur ata po bashkëpunonin me Mercedes-Benz Grand Prix, mbi fondet për bamirësinë për Starlight Children’s Foundation.
Ajo e kishte njohur familjen e kryeministrit kanadez që nga fëmijëria, pasi e kishte shok të mirë vëlluan e vogël të Justin, Michael, i cili humbi jetën në një ortek në vitin 1998 në moshën 23 vjeçare.
Për revistën kanadeze Chatelaine, ajo kishte thënë se që në momentin e parë e ka kuptuar se marrëdhënia e tyre ishte serioze. Ajo i dërgoi email Trudeau disa ditë më vonë, por ai “nuk ishte i gatshëm të merrte ndonjë person seriozisht” dhe kurrë nuk u përgjigj, sipas Chatelaine. Ata u takuan sërish pas ca muajsh dhe ishte vetë Justin që i kërkoi takim.
Darkën e parë e kaluan në një restaurant afgan, që në sfond kishin vendosur këngët e Elton John dhe Beatles.
Çifti u martua në maj të vitit 2005, ndërsa dasma e tyre u vlerësua si e ëmbël dhe si një përrallë shkurtë.
Sophia ka folu edhe për karrierën potenciale të Justin në politikë, duke thënë se ‘edhe mundet, edhe s’mundet t’ia dal’. Mëgjithatë ajo ka shtuar duke thënë se ‘kam besim të madh që mund t’ia dal’, por ka shtuar se ‘Justin ka integritet, ndershmëri dhe gjykim mahnitës, por ndonjëherë ai është ka një ndjeshmëri të frikshme karshi problemeve’.
Në vitin 2015, Justin Trudeau, bëhet kryeministër i Kanadasë, ndërsa Sophie i qëndroi afër edhe në takimet e tij, sikurse ishte takimi me ish-Presidentin amerikan, Barack Obama…
…në pritjen e Prince William dhe Kate Middelton gjatë vizitës së tyre në Kanada…
…madje edhe në takim me Mbretëreshën e Anglisë, Elizabeth II.
https://www.instagram.com/p/-pMslrlpd6/
Çifti ka tre fëmijë: Ella-Grace, Hadrien dhe Xavier.
Përpos shumë angazhimeve të saj, Sophie është një instruktore e certifikuar e jogas…
https://www.instagram.com/p/BMZ5cPVANNp/
…dhe vazhdon të pikturojë
https://www.instagram.com/p/BMwXCyWgswm/
Sa i përket të lënit shenjë në botë, ashtu si burri i saj, është e sigurt se Sophie Grégoire Trudeau ia ka filluar mbarë. /Arbresh.info
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...