Çfarëdo lloji i ushtrimeve aerobike gjatë shtatzënisë ka efekt të mirë tek ju dhe beba juaj, sidomos në forcimin e zemrës dhe duke e aftësuar atë të pompojë më shumë gjatë ditës dhe natës.
Gjë që pastaj do të ndikojë në gjithë organizmin tuaj, për arsyen se pas qarkullimit të mirë të gjakut gjithçka do të ecë për së mbari, transmeton Gazeta Shneta.
Por, njëri nga sportet më të sigurta dhe më të lehta gjatë shtatzënisë është noti. Benefitet që do të merrni nga ky sport janë:
– Ndikon pozitivisht njëkohësisht në të dy grupet e muskujve më të gjatë të trupit (këmbët dhe duart)
– Është i parrezikshëm për trupin sa i përket lëndimeve. Uji rregullon temperaturën tuaj që të mos ngritet shumë, dhe parandalon lëndimet duke mbrojtur ligamentet tuaja gjatë notit. Dhe, sigurisht, megjithëse pesha juaj është më e madhe gjatë shtatzënisë, në ujë do të ndiheni tejet të lehta.
– Iu ndihmon të mbani peshën brenda kornizave të shëndetshme për trupin tuaj
– Gjatë prezencës tuaj në ujë, do të normalizoni ënjtjen e këmbëve dhe duarve, të cilat janë të zakonshme në shtatzëni.
Koha e cila preferohet për femrat shtatzëna të bëjnë notë, është 20 deri në 30 minuta më së shumti, disa herë në javë nëse nuk keni mundësi çdo ditë.
Por, përpara se të nisni çfarëdo sporti gjatë kësaj periudhe të bukur të jetës suaj, konsultohuni me doktorin tuaj pasi që ai është i njoftuar me gjendjen tuaj të tërësishme të organizmit.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh