Pesë të rinj shqiptarë janë dënuar me 22 vite e 8 muaj burg në total për kultivimin e 1727 bimëve kanabis në një fermë të improvizuar në Britani.
Sipas medias britanike, vlera e kanabisit të kultivuar në fermë arrin në 1 148 300 paund nëse bimët do të ishin korrur.
“ITV” raporton se 20-vjeçari Bruno Vishkulli u dënua me 3 vite burgim; 25-vjeçari Endrit Asllani u dënua me 6 vite, 20-vjeçari Martin Fejullau me 4 vite; 23-vjeçari Aurel Gjini me 4 vite e 2 muaj dhe 28-vjeçari Besmir Plaka me 5 vite e 6 muaj burg.
Pesë të rinjtë shqiptarë u arrestuan në muajin shkurt 2017 në Crick, në Northamptonshire.
I lumtur për dënimin e dhënë ndaj pesë shqiptarëve, detektivi Constable Leanne Lee tha se “Kjo ishte një prej fermave më të mëdha (të kanabisit) që kemi parë në Northants…Jam i lumtur që për ta janë dhënë dënime të konsiderueshme dhe që një sasi e madhe kanabisi është shkatërruar para se të futej në tregun e drogës.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor