Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është nisur drejt Evropës. Turneu i tij do të përfshijë ndalesën në Varshavë, ku do të takojë liderë të Evropës qendrore dhe lindore.
Shtëpa e Bardhë ka thënë se Trump do t’i inkurajojë këta zyrtarë, të cilët brengosen për varësinë e vendeve të tyre nga importet e gazit rus, që të përfitojnë nga gazi natyror i SHBA-së.
Trump, të premten, do të takojë edhe presidentin rus, Vladimir Putin, në margjina të samitit të G20-ës (grupit të vendeve më të industrializuara) në Hamburg.
Takimi i tyre zhvillohet në kohën kur marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë, përzierjes së saj të dyshuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe çështjeve të tjera.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...