Google ADS

Pse në Zvicër u shuan 3400 biznese brenda 6 muajve

16:55 | 5 Korrik 2017
Arbresh.info

Shuarja e bizneseve në Zvicër nuk është alarmuese përballë rritjes së madhe të kompanive të reja. Falimentimi u rrit në mënyrë të konsiderueshme në gjysmën e parë të 2017.

Bëhet fjalë për pothuajse 3400 firma që shpallen falimentimin, 4.3 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Prandaj shoqata e kreditorëve “Creditreform” pret që deri në fund vitit të dyfishohet në gati 6800 falimentime, përcjell albinfo.ch.

Edhe falimentimi i personave privat është rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të viti në Zvicër. Raportohet për pothuajse 4100 falimentime, 7.2 për qind më shumë se vitin e kaluar. Deri në fund vitit shoqata kreditorëve pret një rritje prej 10 për qind në rreth 8200.

Në dhjetor, numri i kompanive të regjistruara në regjistrin e firmave ishte tradicionalisht më i lartë se në pjesën tjetër të vitit. Parashikimi i shoqatës është për 44’290 deri në fund vitit.

 

Të ngjashme