Google ADS

Jens Lehmann konfirmon rikthimin në Arsenal

15:40 | 5 Korrik 2017
Arbresh Info

Pas nënshkrimit me Alexandre Lacazette, trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ka ndryshuar gjithashtu stafin e tij prapa.

Së fundmi, ka pasur thashetheme të forta që Jens Lehmann është rikthyer në klub, transmeton portali arbresh.info. Lehmann ishte pjesë e skuadrës së Arsenalit në sezonin kur ata nuk pësuan asnjë disfatë.

Sot (e mërkurë), Lehmann ka konfirmuar për ‘Welt’ se është rikthyer te Arsenali.

“Po, është e vërtetë”, tha Lehmann për gazetën gjermane.

47-vjeçari nuk do të marrë detyrën si portier në Arsenal, ai do të jetë asistent së bashku me Steve Bould në skuadrën e parë./arbresh.info

https://twitter.com/jeorgebird/status/882577150188167169

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme