Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka hartuar planin operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmoshëkërkues si viktima të mundshme të trafikimit”, i cili është zbatuar në gjithë territorin e vendit.
Implementimi i këtij operacioni policor ka pasur qëllim identifikimin e viktimave të trafikimit dhe zvogëlimin e pranisë së fëmijëve lëmoshëkërkues në rrugë.
Plani operativ është mbështetur edhe nga akterë tjerë relevantë, si: gjykatat dhe prokuroritë e rajoneve përkatëse, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së, transmeton arbresh.info.
Gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime:
– Janë identifikuar tridhjetë e dy fëmijë lëmoshëkërkues (20 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë),
– Janë identifikuar njëzet e një lëmoshëkërkues të moshës së rritur (15 shtetas të Kosovës dhe 6 shtetas të Shqipërisë),
– Janë arrestuar katër persona nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ dhe janë ngritur njëmbëdhjetë kallëzime penale mbështetur në po këtë vepër.
Shtetasit e huaj janë dërguar për procedurë të mëtutjeshme në Drejtorinë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime tjera bazuar në ligjin për të Huaj./Arbresh.info.
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot