Këtë e tregon sot një studim që konfirmon se kjo lloj shoqërie mund të jetë një burim lumturie dhe mirëqënieje, ndonjëherë më shumë se ajo e familjes.
Studimi është bërë nga William Chopik i Universitetit të Miçganit dhe është publikuar në Personal Relationship.
Rezultatet e këtij studimi të kryer me 280 mijë njerëz në 100 shtete treguan se si lidhjet familjare dhe shoqëritë janë të lidhura me kushte më të mirë të shëndetit dhe mirëqënies në kompleks.
Madje me moshën, krahasuar me raportet familjare, shoqëritë bëhen edhe më të forta. Nga studimi, ata që i kishin dhënë më shumë pikë rëndësie miqësisë në jetë kishin deklaruar një shëndet më të fortë. Dhe kjo, sipas autorit, edhe sepse ndonjëherë raportet me familjarët mund të jenë stresuese./Arbresh.info/