Sipas raporteve në Spanjë, kontrata e re e nënshkruar nga ylli i Barcelonës, Lionel Messi, do t’i siguroj atij më shumë të holla sesa Cristiano Ronaldo i Real Madridit.
Pas disa muajve spekulime, Messi ka vendosur për të ardhmen e tij te Barcelona duke nënshkruar një marrëveshje të re që do të zgjas të paktën deri në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi argjentinas ishte në një formë të shkëlqyer sezonin e kaluar duke shënuar 54 gola brenda 52 paraqitjeve, megjithëse përfundoi edicionin duke fituar vetëm Kupën e Mbretit.
Si rezultat i kësaj, Barcelona tani i ka ofruar rinovimin e kontratës me një pagë që vlen 500 mijë funta në javë. Kjo do të thotë se 29-vjeçari do të bëhet tani lojtari i dytë më i paguar në botë, para Cristiano Ronaldos, por prapa Carlos Tevezit të Shanghai Shenhuas.
Ronaldo aktualisht fiton 365 milionë funta në javë, që i bie 19 milionë funta për vit. Por, Messi nën kontratën e re do të fitoj rreth 7 milionë funta më shumë se rivali tij në La Liga.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ thekson që kjo mund të bëjë që Ronaldo të rinovojë gjithashtu kontratën me Madridi derisa e ardhmja e 32-vjeçarit vazhdon të mbetet në dyshime.
Ish ylli i Manchester United raportohet se dëshiron të largohet nga Spanja pas akuzave për mashtrim tatimor nga autoritet spanjolle.
Megjithatë, ai mund të përfundoj duke vazhduar qëndrimin te Reali nëse ata i ofrojnë statusin e njëjtë me Messin./arbresh.info
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...