Google ADS

Zyrtare: Lionel Messi nënshkruan kontratë të re (VIDEO)

11:43 | 5 Korrik 2017
Arbresh Info

Lionel Messi ka rënë dakord të nënshkruaj kontratë të re te Barcelona duke vazhduar qëndrimin te gjiganti katalunas deri në vitin 2021.

Marrëveshja e mëparshme e sulmuesit skadonte në vitin 2018, por kontrata e re i siguron atij qëndrimin në klub të paktën edhe për katër vite, transmeton portali arbresh.info.

Messi, i cili mbushi 30 vite muajin e kaluar, ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij te Barcelona ku debutoi në vitin 2004.

Gjatë karrierës së tij të jashtë anshme, sulmuesi ka fituar tetë herë titullin në La Liga, katër herë titullin në Ligë të Kampionëve dhe në përgjithësi 29 trofe.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka shënuar 54 gola brenda 52 paraqitjeve sezonin e ardhshëm./arbresh.info

https://twitter.com/FCBarcelona/status/882531210165145600

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme