Barcelona në Londër për Hector Bellerinin

10:56 | 5 Korrik 2017
Arbresh Info

Zyrtarët e Barcelonës do të udhëtojnë në Londër, pas takimit të trajnerit Arsene Wenger me mbrojtësin Hector Bellerinin.

Mediat angleze raportojnë që menjëherë pasi Arsene Wenger të takohet me mbrojtësin Hector Blerrin për të vendosur rreth të ardhmes së tij, zyrtarë të klubit katalunas do të udhëtojnë menjëherë në Londër për të arritur marrëveshjen, transmeton portali arbresh.info.

Në takimin ndërmjet trajnerit Arsene Wenger dhe mbrojtësit Bellerin pritet të vendoset rreth qëndrimit të tij në klub, pasi francezi e sheh atë si një lojtar premtues dhe në një pozitë që “Topçinjtë” kanë opsione të limituara.

Opsioni më i mirë për të dy palët vazhdon të jetë qëndrimi i tij për shkak se mbrojtësi është ende në zhvillim dhe vendimi për largim mund të ndikoj negativisht në karrierën e tij./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme