Manchester United ka dështuar me përpjekjen e tyre të fundit për të nënshkruar me Alvaro Moratan, pasi Real Madridi kërkon 90 milionë euro për sulmuesin.
Reprezentuesi spanjoll është shënjestra kryesore e “Djajve të Kuq”, të cilët vazhdojnë të kërkojnë për përforcime në linjën frontale para fillimit të sezonit 2017/18, transmeton portali arbresh.info.
‘Goal’ raporton që Morata, i cili aktualisht është në pushime, nuk dëshiron të rikthehet te kampi para sezonal sepse tashmë ka vendosur t’i bashkohet United.
Megjithatë, edhe pse United rriti ofertën e tyre nga 70 milionë euro në 80 milionë, Real Madridi refuzoi ofertën sepse dëshirojnë të përfitojnë më shumë nga transferimi i Moratas.
Moratta, i cili ka shënuar 20 gola brenda të gjitha paraqitjeve sezonin e kaluar, iu ribashku klubit nga Juventusi verën e kaluar për 32 milionë euro./arbresh.info
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua