Në një aksident trafiku të ndodhur me 04.07.2017 rreth orës 21:20 minuta në oborrin e stacionit të autobusëve në Ferizaj , një këmbësor ka humbur jetën.
Sipas raporteve të para, ngasësi i autobusit me targa lokale, B.P. ( m/sh/k 64 vjeç), fillon lëvizjen e autobusit dhe me rrotën e pasme të anës së majtë godet këmbësorin A.K.(shtetas i R.së Shqipërisë 3 vjeçar) , me q’rast viktima pëson lëndime të rënda trupore.
I lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor,ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i lënduari nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.
Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...