A keni pasur ndonjëherë një moment romantik me të dashurin, por papritmas ai ka kthyer kokën për të shikuar dikë tjetër?
Për disa çifte kjo gjë është normale, po për shumë çifte tjera mund të jetë edhe shkaktar i ndarjes.
Por Jeremiah Gibson, terapist i licencuar i martesave dhe familjeve, thotë se të qenit në një lidhje afatgjate monogamie nuk ju ndalon të mos josheni nga njerëzit tjerë.
Njerëzit janë kafshë, dhe prioriteti i kafshëve është riprodhimi, prandaj evolucioni dëshiron që dy gjinitë të kërkojnë partnerë potencialë për të maksimizuar mundësitë e mbijetesës si racë.
Një studim i fundit ka zbuluar se femrat priren të vërejnë fillimisht pjesën e epërme të trupit të mashkullit, ndërsa meshkujt priren t’i vëzhgojnë gjokset, belin dhe kofshët e femrave.
Por, a duhet të brengoseni për këtë në lidhjen tuaj?
Në përgjithësi jo, nuk është ndonjë shkaktar për tu brengosur. Nëse mashkulli juaj apo ju e shikoni dikë për shkak të epshit, kjo nuk do të thotë se keni ndjenja për atë person.
Prandaj, është tejet normale të josheni nga njerëzit tjerë.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...