Aleanca Kosova e Re ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma, në çfarëdo kombinimi, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë ka diskutime brenda këtij subjekti se deri kur mund t’i qëndrojnë “besnik” koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.
Sipas burimeve të gazetës, AKR- ja mund ta braktisë koalicionin LAA, pas votimit të parë për mandatarin e Qeverisë.
“Pacolli ia ka thënë edhe LDK-së se herën e parë do të jetë me ta, pavarësisht a do të arrijë të zgjidhet Ramush Haradinaj kryeministër”, ka thënë burimi.
Mirëpo, nëse Haradinaj arrin t’i krijojë 61 numra, aq sa i duhen për t’u inauguruar kryeministër, nuk përjashtohet mundësia që AKR-ja t’i bashkohet në koalicion me PAN-in. “Kjo do të bëhej me qëllim që koalicioni të forcohet dhe të mos varet vetëm nga minoritetet”
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...