Rreth 1 në 68 fëmijë ka një çrregullim të spektrit të autizmit, dhe djemtë janë 4.5 herë më të rrezikuar.
Si çdo problem shëndetësor, autizmi shfaq shenja të hershme paralajmëruese dhe kapja e tyre në kokë është shumë e rëndësishme . Living do të rendisë më poshtë 7 shenjat më të dukshme të autizmit ndaj të cilave prindërit duhet të jenë shumë vigjilentë.
Fëmijët me autizëm e kanë më të vështirë për të ndërvepruar me njerëzit që i rrethojnë. Nëse vërehet se fëmija juaj nuk po i përgjigjet kontaktit sy më sy apo nuk ndjek njerëzit e tjerë kur i flasin, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, fëmijët me autizëm kanë “një tendencë për të parë dhe për të dëgjuar njerëzit e tjerë më rrallë.”
Bebet fillojnë të kuptojnë se cili është emri tyre shumë herët e në momentin kur dikush i thërret ata reagojnë. Nëse fëmija juaj nuk i përgjigjet emrit deri në moshën një vjeç, mund të jetë një shenjë e autizmit.
Foshnjat në përgjithësi kanë një natyrë kureshtare e duan të prekin e të kapin çdo gjë rreth tyre. Mungesa e interaktivitetit apo reagimeve me botën e jashtme nuk është karakteristike për fëmijët ndaj duhet të kuptoni nëse kjo është e përkohshme apo një gjendje konstante.
Fëmijët imitojnë tingujt që dëgjojnë dhe belbëzojnë, por fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit shpesh kanë aftësi të vonuara të të folurit. Burimi:David Woolfe
Fëmijët shpesh imitojnë prindërit e tyre, por një foshnjë autistike mund të tregojë më pak interes në imitimin e të rriturve. Një foshnjë me autizëm nuk mund të buzëqeshë ose të ktheje një përshëndetje me gjuhën e trupit.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...